Jahjaga: Duhet punuar çdo ditë që listës së grave që kanë humbur jetën nga dhuna të mos i bashkohen më shumë emra

13:32 | 26 Nëntor 2020
A Z

Ish Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, është bërë pjesë e fushatës 16 ditore kundër dhunës ndaj grave.

Ajo përmes një video sensibilizuese ka thënë se , gratë që kanë humbur jetën si pasojë e dhunës – nuk janë vetëm numra, ato kanë identitet.

Sipas saj këto ditë nuk mjaftojnë për t’i ndal abuzuesit, duke ftuar kështu që lufta ndaj këtij fenomeni të jetë e vazhdueshme.

“16 ditëshi nuk do t’i ndal abuzuesit – andaj ne duhet të punojmë çdo ditë të vitit që kësaj liste të mos i bashkohen më shumë emra”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.

Postimi i plotë:

Të ngjashme