Kandidati për deputet nga lista AKR-LDK, Islam Pacolli, thotë se në ketë mandat do të jetë i fokusuar në zhvillimin ekonomik, dhe në përkrahjen e gjinisë femërore.
Ai zotohet se do t’i realizojë të gjitha projektet që i ka premtuar, raporton arbresh.info
“Synoj që këtë mandat të jem në parlamentin e kuvendit të Kosovës, dhe sigurisht do të jem i fokusuar në zhvillimin ekonomik, dhe në përkrahjen e gjinisë femërore, dhe gratë që lindin fëmijë ti mbështesim me përkrahje financiare që të jenë minimumi 50 euro për fëmijë, dhe përkrahja e studentëve ngritja e bursave po ashtu përkrahja në punësim dhe praktika do të jetë me pagesë”, tha ai.

Pacolli zotohet se do ti realizoj të gjithë premtimet pasi të futet në karrigen e parlamentit.
Sipas tij, çdo fëmijë që lind meriton përkrahjen për nënën e tij 10 mijë euro.
“Pandemia e ka kapluar terë botën dhe natyrisht ka shkaktuar shumë probleme ekonomike. Ne fillimisht duhet ti përkrahim të gjithë ata qe kanë humbur vendin e punës ti stimulojmë me paga. Për bizneset shteti ka obligim që ti rimbursojë, dhe të gjithë qytetarët që janë ndëshkuar për rregullin e maskës mendoj që janë ndëshkuar padrejtësisht. Nuk është vetëm premtim kjo në momentin që unë të futem në karrigen e parlamentit unë ketë e kam realizuar dhe çdo fëmijë që lind meriton përkrahjen për nënën e tij 10 mijë euro është e domosdoshme. Dhe nënat që lindin do ta bëjë obligim që për dy vite të marrin pagat shtesë. Paga minimale është turp për vendin tonë nëse nuk bëhet 350 euro” pohoi ai.
Po ashtu ai vlerëson se Policia e Kosovës duhet të i ketë pagat më të larta.
“Policia duhet të i ketë pagat më të larta dhe pagat e policëve duhet të ngritën, për herë të parë policisë ju kanë pagur orët shtesë në kohën të udhëheqjes së AKR-së, pavarësisht që ka qenë e vështirë”, ka thënë Pacolli./arbresh.info/

178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...