Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar suspendimin e gjashtë zyrtarëve policor në Mitrovicën e Veriut, të cilët nuk kanë reaguar në një rast të rrahjes së disa qytetarëve
Sipas IPK’së, zyrtarët e suspenduar kanë dështuar të reagojnë në nivelin e duhur profesional.
“Sidoqoftë, ekziston dyshimi se disa zyrtarë policorë kanë dështuar të reagojnë bazuar në autorizimet e tyre për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe nuk kanë reaguar në nivelin e duhur profesional në këtë incident”, ka njoftuar IPK.
Për këtë shkak, IPK ka suspenduar gjashtë zyrtarë policorë, në mesin e të cilëve edhe një kapiten.
“Bazuar në këtë, Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut ka suspenduar 6 zyrtarë policorë (në mesin e tyre edhe një zyrtar policor me gradën e kapitenit)”, thekson njoftimi i IPK’së.
IPK bashkë me prokurorinë kanë filluar procedurat hetimore për këtë rast.
“Lidhur me rastin është i njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës. Hetuesit e IPK-së në përputhje me autorizimet ligjore dhe fushëveprimin e Inspektoratit Policor kanë filluar një procedurë hetimore preliminare në koordinim edhe me prokurorinë kompetente”, njofton IPK.
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...