Inspektorati Farmaceutik për Produkte dhe Pajisje Medicinale, gjatë inspektimeve ad-hoc të kryera sot në Rajonin e Ferizajt ka hasur në produkte të kontrabanduara, përkatësisht të paautorizuara për tregun e Kosovës tek dy subjekte, ndërkohë që është hasur edhe një subjekt, i cili ushtronte veprimtari në kundërshtim me Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale.
Sipas komunikatës së Inspektoratit, produktet e hasura janë konfiskuar, ndërsa subjekti i cili është gjetur të punojë pa farmacist është urdhëruar të mbyllet, derisa nuk sigurohet prania e farmacistit, i cili është përgjegjës për kryerjen e punës profesionale në barnatore.
Produktet e gjetura janë kryesisht të prodhuesve “Hemofarm” dhe “Galenika”, ku llogaritur në kuotën e kushtueshmërisë, kapin shumën mbi 3000 euro.
Ndaj subjekteve përkatëse, IFPPM do të ndjek procedurat e mëtejme konform legjislacionit në fuqi, thuhet në komunikatë.
Të paktën 7 të vdekur dhe shumë të zhdukur pas fundosjen e n...
Tragjedia në Zvicër, vendi shpall 5 ditë zie kombëtare
Sërish krijohen kolona, 80 minuta pritje për të dalë nga Kos...
Nisin reshjet e borës në qarkun e Kukësit, temperaturat zbre...
Gjashtë ndryshime të Kampionatit Botëror të vitit 2026
Mbi 1,000 makina të djegura në natën e Vitit të Ri, të paktë...