Toleranca ndërfetare në Kosovë ka një histori aq të gjatë të kultivimit, sa që disa tendenca të izoluara aktuale për ta prishur atë, nuk mund të vijnë në shprehje asnjëherë, thotë Mulla Xhevat Kryeziu.
Ai thotë se raportet mes Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ipeshkvisë së Kosovës janë të shkëlqyeshme, ndërsa i pëlqen ta parafrazojë një thënie. “’Ne i kemi të ndryshme Bajram e Pashkë, por besë e nder i kemi bashkë’, ka thënë Arshi Pipa.
Shqiptarinë e kemi bashkë”, shkruan Portali Online.
Ky hoxhë thotë se askush nuk mund ta kontestojë figurën kombëtare të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
“Gjergj Kastrioti ishte dhe mbetet heroi ynë kombëtar. Ata që përpiqen ta mohojnë këtë janë raste e mendje të izoluara”, shprehet ai.
Nëna Tereze, për të, është humaniste me të cilën kombi shqiptar përgjithësisht duhet të mburret me të. Ndërkaq, për ISIS-in shton: “Nuk është në shërbim të islamit, të fesë myslimane; nuk ka të bëjë me parimet e islamit, pasi Zoti nuk thotë të hiqen koka njerëzish, koka fëmijësh”.
Identifikohen të lënduarit nga zjarri në Zvicër, në mesin e ...
Qeveria në detyrë ndan 10 mijë euro për funeralin e Akademik...
Zelensky emëron shefin e spiunazhit në krye të zyrës preside...
Përfundon numërimi i votave për deputetë
Ukraina mohon shënjestrimin e civilëve, pasi Moska e akuzon ...
Burri vret gruan dhe më pas veten në Vlorë