Në Kosovë zien debati për ndryshimin e kufijve. Është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili, ndër tjerash edhe artikulon për bashkimin e Preshevës me Kosovën.
Sakaq ka edhe të tillë që thonë se ka marrëveshje të fshehtë mes tij e Vuçiqit për ta shkëmbyer Preshevën me Mitrovicën e veriut.
Ndërsa Shqipëria zyrtare deri më tani ka heshtur – nuk ka asnjë reagim të kryeministrit apo të ministrit të jashtëm.
Nga ana tjetër, përcjell opinion.al, presidenti Ilir Meta nuk ka folur zyrtarisht por ama mesazhi për Thaçin dhe të tjerët është i qartë: Bashkëjetesë mes serbëve e shqiptarëve, pa ndryshuar kufijtë!
Sot ai ka postuar një status në Facebook, ku tregon se ka vizituar komunën e Shterpcës, pjesë e së cilës është dhe zona turistike e Brezovicës.
Kjo komunë drejtohet nga serbi Bratislav Nikoliç dhe sipas Metës bashkejetesa mes serbeve e shqiptareve në këtë zonë është e admirueshme dhe solide.
Statusi i plotë i Metës në Facebook:
“Mirëmëngjes të dashur miq! Kënaqësi të vizitoja fermat ku kultivohen mjedrat më të mira në botë, në komunën e Shterpcës (Brezovicë) dhe një investim bashkëkohor të përpunimit dhe ruajtjes së frutave të pyllit. Vizioni i Bratislavit, Kryetarit të komunës mbështetur tek shpirti punëtor i këtij komuniteti të shkëlqyer ka sjellë ndryshime tepër shpresëdhënëse, duke hapur vende të reja pune dhe të ardhura më të mira për banorët dhe komunën. Shterpca është një komunë model, ku bashkëjetesa midis serbëve e shqiptarëve është e admirueshme dhe solide”.
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...