Një person ka humbur jetën pas një aksidenti trafiku.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me datë 26 qershor 2023, rreth orës 13:15, është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Llukё e Epёrme-Deçan.
Lidhur më këtë nё vendin e ngjarjes kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Konumikacionit Rrugor (NJRKRR).
Nё kёtё aksident ishin tё involvuara njё Kamion dhe njё Motoçikletё, deri te aksidenti ka ardhur pёr deri sa i dyshuari nuk e ka respektuar shenjen e trafikut, ndalim i obliguar (STOP), i cili e godet motoçikletën duke i shkaktuar lëndime tё rёnda trupore.
I lënduari nga vendi i aksidentit dërgohet me emergjencё në Spitalin Rajonal në Pejё, dhe nga aty pёr shkak tё lëndimeve dёrgohet ne QKUK-Prishtinё.
I dyshuari me vendim tё Prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё.
Ndërsa sot me datё 27.06.2023, rreth orёsh 02:15, është dhënë lajmi nga mjeku kujdestar se viktima ka ndёrruar jetё.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion./Arbresh.info/
Elijona shpërthen në lot, e merr malli për familjen
ShBA-ja ndjek cisternën e tretë të naftës të lidhur me Venez...
VV sot mban tubim në Podujevë, merr pjesë Kurti
Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macro...
I dyshuar për grabitje në Ohajo, një person tenton të qëlloj...
“T’kom djalë vallahi” – takim i veçantë i Kurtit me lo...