Në vazhdën e takimeve zyrtare që realizoi në Mal të Zi, Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti u takua edhe me Nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Genc Nimanbegun me të cilin biseduan për intensifikimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.
Fokus i veçantë nga të dyja palët iu dha fushës së kulturës e rinisë dhe mundësisë së investimeve, veçmas në pasurimin e bibliotekave.
Po ashtu u shqyrtua mundësia për ta ndihmuar Komunën e Tuzit në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.Pas nënshkrimit të marrëveshjes që pritet të bëhet mes dyja ministrive përkatëse, në takimin mes Hotit e Nimanbegut u përmend edhe mundësia për bashkëpunimin në mes të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit së Kosovës.
Sot katër vjet luftë në Ukrainë/ Bilanci i jetëve njerëzore,...
Moti në Shqipëri me diell e reshje shiu në disa zona
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Mblidhen disa komisione parlamentare në Kuvendi i Kosovës
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...