Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri tha sot se viti 2020 ishte i rëndë për shkak të pandemisë COIVD-19.
Haziri bëri të ditur se 96 qytetarë të kësaj komune e kanë humbur betejën me virusin, por tha se janë shpëtuar mijëra jetë.
“96 qytetarë e kanë humb betejën me COVID-19 dhe shfrytëzoj rastin që familjeve t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Por, mund të them se janë shpëtuar mijëra jetë nga mantel-bardhët në shëndetësinë primare dhe sekondare dhe nga menaxhimi i emergjencave civile. I falënderoj shumë profesionistët shëndetësorë, të cilët me orar të tej zgjatur të punës, kanë bërë punë të jashtëzakonshme gjatë pandemisë”, tha Haziri.
Ai tha se sot është ditëlindja e Agon Musliut, i cili e humbi jetën tragjikisht në fillim të pandemisë.
“Kosova ka dështuar me zbardhë rastin dhe kjo mbetet njolla më e madhe e kësaj pandemie. Sot, për nder të tij, sot e përurojmë sallën e lexuesve ‘Agon Musliu’ në Bibliotekën e qytetit”, ka thënë Haziri.
Në këtë takim, po ashtu, u tha se pandemia ka shkaktuar një gjendje të rëndë për bizneset, gastronominë e industrinë, për t’u theksuar se me programet komunale, sidomos lirimi nga të gjitha qiratë për të gjithë ata kanë pasur marrëveshje kontraktuale me Komunën.
Haziri ka njoftuar se janë bërë përgatitjet e mëhershme për të filluar menjëherë zbatimin e programeve në vitin vijues derisa ka shfaqur shpresën se në tremujorin e parë do të bëhet përgatitjet për vaksinim kolektiv anti-COVID-19. /Telegrafi/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen