Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkruar pas disa marrëveshjeve të nënshkruara nga mbledhja e përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, duke thënë se integrimi i institucioneve të të dy shteteve do t’i forcojë ato dhe si të tilla do t’iu shërbejnë më mirë e më shumë qytetarëve.
Postimi i plotë i saj:
E zotuar me vullnet dhe gatishmëri, krahas ministrave të Kabintetit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe pranë kolegëve nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, së bashku me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, nënshkruam Marrëveshjen për ndihmë juridike në çështjet civile dhe tregtare, e cila do të rregullojë procedurat në gjendjen civile, çështjet familjare, marrëdhëniet e punës, çështjet e pronësisë, marrëdhëniet tjera civile ose tregtare të personave fizik por edhe të personave juridik.
Integrimi i institucioneve tona kombëtare të të dy shteteve, do t’i forcojë ato dhe si të tilla do t’iu shërbejnë më mirë e më shumë qytetarëve tanë, të cilët çdo herë e më shumë do të ndihen dhe trajtohen plotësisht si në atdheun e tyre, pavarsisht nëse do të jenë andej apo këtej kufirit./arbresh.info/
Kurti mirëpret miratimin e buxhetit, tregon se ku do të rrit...
Komandanti i KFOR-it takohet me zëvendësshefin e Forcave të ...
Pritet të nisë protesta e tretë kombëtare e PD, mbi 1300 efe...
“Vendim i turpshëm”, Trump reagon pasi Gjykata Supreme rrëzo...
Fondacioni Behgjet Pacolli shpërndan pako ushqimore për fami...
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...