Ai është shprehur i befasuar me ardhjen e dy ftesave.
“Nuk e kam pritur fort që do të vijnë, por menjëherë jam përgjigjur pozitivisht dhe kam aplikuar për viza pasi nuk e kam pasur të paraparë që në kohën e festave të fundvitit por besoj që do të mbërrijë me kohë vizën që të mund të mbërrijë në inaugurim. Në fakt unë kam qenë edhe në inaugurimin e presidentit Bush në 2001, ngjarja kryesore ndodhë jashtë në natyrë në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, në oborrin prapa aty janë shumë të ftuar dhe zakonisht ftesa është shkresa si rasti im por pastaj atje duhet të jesh prezent sepse të bëjnë fotografim aty për aty, të japin kartelë dhe është shkaku i sigurisë”, ka thënë ai.
“Unë pash edhe disa komentime të shumta se a është me rëndësi apo nuk është e që nuk duhet të thuhet ashtu sepse kur thuhet ashtu nuk është me rëndësi ftesa në inaugurimin e presidentit të një vendi që ka bërë shumë për ty, edhe ata e marrin si ofendim, pra jo ndaj meje por duhet të ketë kujdes edhe pala tjetër. Pra kush është me rëndësi me na e thirr, Moska, Beogradi apo kush nëse jo prej Amerikës. Është pak e çuditshme pra unë jam habit me disa reagime sepse ftesa më është drejtuar mua dhe fundi i fundi unë jam i Kosovës e përfaqësojë Kosovën dhe kur jam në Amerikë zakonisht kërkojë nga Amerika përkrahje për Kosovën. Unë kam tri tema që do t’i trajtojë atje në planin ndërkombëtarë më shumë njohje në organizata ndërkombëtare deri në OKB, pasi pa përkrahje Kosova e ka të vështirë me ec dhe shihet se kemi stagnim në njohje dhe anëtarësim, sepse i kemi kryer FIFA e këto por tani jemi bllokuar”, ka thënë ai.
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave
Dortmund bën një hap të madh drejt kalimit në fazën e 1/8 së...