Haradinaj: Qeveria Mustafa nuk ia dha paret Bechtelit në fillim, sepse i barti paret në komunat e LDK-së

13:37 | 5 Korrik 2018
Arbresh.info

Në interpelancën e sotshme parlamentare të thirrur nga grupi parlamentar i LDK-së dhe ai i Vetëvendosjes për dhënien e 53 milionë euro kompanisë Bechte&Lenka, Haradinaj tha se kjo shumë e parave vjen si pasojë e qeverisjes së LDK-së.

Ai tha se Qeveria e Musafës nuk e ka pranuar borxhin fillestar prej 14.7 milionë eurove por e ka lënë të hapur.

“Edhe pse është propozu një shumë, ajo nuk është pranu nga Qeveria, është lanë hapun që atëherë”, tha Haradinaj.

Sipas Haradinajt, Qeveria Mustafanuk e paguajti këtë borxh, sepse ka shpenzuar buxhetin e shtetit në komunat që janë qeverisur nga LDK-ja.

“Në 2015 i kanë shtu 30 projekte të paplanifikuara prej 9 milionë në komunat që i ka udhëheq LDK-ja”.

“Këtë borxh të Kosovës, këtë minë të pashpërthyer të Qeverisë Haradinaj e ka kriju qeveria e LDK-së, Kryeministri Isa Mustafa, ministri Zharku e ministri Hoti”, shtoi Haradinaj./arberesh.info

Shpërndaje në rrjete sociale