Haradinaj për personat me aftësi të kufizuara: Ata janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë

13:13 | 3 Dhjetor 2021
A Z

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në ditën e Personave më Aftësi të Kufizuara, ka kërkuar mbështetje më të madhe ndaj tyre.

Haradinaj shkrun se, ne kemi vetëm edhe një motiv shtesë për vazhdimin e ndërgjegjësimit tonë si shoqëri, për zhdukjen e të gjitha paragjykimeve, heqjen e barrierave dhe krijimin e një ambienti që do të ofronte kushtet për një jetë sa më të lumtur për ta.

Postimi i plotë:

Sot kur shënohet Dita e Personave më Aftësi të Kufizuara, ne kemi vetëm edhe një motiv shtesë për vazhdimin e ndërgjegjësimit tonë si shoqëri, për zhdukjen e të gjitha paragjykimeve, heqjen e barrierave dhe krijimin e një ambienti që do të ofronte kushtet për një jetë sa më të lumtur për ta.
Personat me Aftësi të Kufizuara janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë.
Ata kanë nevojë për sa më shumë dashuri, më shumë kushte, më shumë mundësi.
Ata kanë ëndrra si të gjithë të tjerët, e ne duhet të ndihmojmë në realizimin e tyre.
RH./arbresh.info/

Të ngjashme