Kryetari i AKK-së Ramush Haradinaj, në një konferencë për medie sot foli edhe për vendimin e AKP-së për privatizimin e disa pronave shoqërore.
“Komuna është aty, toka është aty nuk ka mundësi me pas keqpërdorim të atyre pronave se janë shoqërore dhe ligjore. Ato i duhen Kosovës, por në bazë të interesit të atij komuniteti”.
“E pash që Qeveria e ka marr një vendim të pjesshëm. Ajo që më shqetëson është një valë e re e privatizimeve dhe po duket që janë të ndërlidhura. Qeveria Kurti ka nxjerr në privatizim 55 prona shoqërore, apo ndoshta vetë VV-ja donë me i ble do prona për njerëzit e tyre”, tha ai.
Haradinaj tutje ka thënë se ky vendim i Qeverisë Kurti është i pjesshëm edhe i habitshëm.
“Tokat edhe të komunës edhe të AKP-së e çdo pronë në Kosovë, nëse është tokë e institucionet me këtë rast edhe AKP është shoqërore deri sa ato nuk shiten. Çdo Qeveri e ka një vizion, nëse donë rritje të vendeve të punës, aftësim të komunave, atëherë i jep mu shit. Vendimi i Kurtit i pjesshëm është i habitshëm, është me rëndësi që ai ta sqaroj pse”, tha ai.
“Krejt logjika qeverisëse është se kjo Qeveri lavdërohet me transparencë e me evidencë, po shihet se do të kemi vështirësi më ekonomi me këtë qasje”./EO/
Gjashtë ndryshime të Kampionatit Botëror të vitit 2026
Mbi 1,000 makina të djegura në natën e Vitit të Ri, të paktë...
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...