Haradinaj takon bashkatdhetarët në Regensburg

13:29 | 23 Prill 2023
Diellza Gashi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, pas vizitës që ka pasur gjatë ditës së djeshme në Austri, sot ka nisur konsolidimin e kësaj partie edhe në Gjermani.

Haradinaj me vizitën e tij në Gjermani do të takojë bashkatdhetarët në Regensburg, shkruan arbresh.info.

Ai shtoi se Aleamca po kthehet në adresën kryesore për qytetarët e Kosovës.

“Konsolidimi i AAK-së në diasporë është tregues që Aleanca po kthehet në adresën kryesore për qytetarët e Kosovës dhe agjendën shtetformuese”, tha Haradinaj.

I pari i AAK-së është i shoqëruar nga deputetë dhe anëtarë të kësaj partie./Arbresh.info/