Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka dhuruar sot gjak në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në Facebook, Haradinaj njoftoi se u bë pjesë e aksionit “Dhuro gjak, shpëto jetë!” dhe ky gjak që sot ka dhuruar ka kuptim edhe më shumë për shkak të kujtimit për martirët dhe dëshmorët.
“Sot, kur po i kujtojmë mijëra martirë e dëshmorë që dhanë nga gjaku i tyre për shpëtimin tonë, merr më shumë kuptim dhurimi i gjakut për të shpëtuar jetë edhe në kohë paqeje. Solidariteti dhe dora e zgjatur, është edhe pjesë e besimit dhe e traditës sonë. Bashkë me kolegë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot ishim pjesë e aksionit të përhershëm “Dhuro gjak, shpëto jetë”!”, ka shkruar Haradinaj.
Në fund, ai ka shprehur mirënjohje për punën e palodhshme të stafit mjekësor./Arbresh.info/
Begaj takohet me Zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit: SHB...
Danezët do plaken në punë/ Ligji i ri, shtyn pensionin në 70...
NISMA njofton se nesër mban Kuvendin Zgjedhor – Do të zgjidh...
Pas Decos, edhe Flick lavdëron dy lojtarët e njëjtë
KRU “Gjakova” intervenon në qytet dhe dy fshatra për funksio...
Serbia lëshon fletarrestim për policin e Kosovës në lidhje m...