Kryetari i AAK-së, Ramush Hardadinaj ka kujtuar veprimtarin dhe ish-kryetarin e PDSH-së në Maqedoninë e Veriut, Arbën Xhaferi.
Haradinaj përmes një shkrimi në facebook ka thënë se Xhaferi dhe vizioni i tij mbesin të paharruar dhe se personaliteti i tij i ngjan një rilindasi, shkruan arbresh.info.
Kryetari i AAK-së tutje tha se xhaferi gjithmonë do të mbetet në kujtesën tonë.
Postimi i tij i plotë:
Kujtojmë sot veprimtarin e dalluar të çështjes shqiptare në Maqedoninë e Veriut e më gjerë, politikanin dhe udhëheqësin, Arbën Xhaferi.
Xhaferi dhe vizioni i tij, mbesin të paharruar, e personaliteti i tij i ngjan një rilindasi. Si i tillë jetoi, punoi dhe u nda nga kjo botë.
Në çdo moment të jetës, ai diti të ruaj standardin e vet, përmes guximit dhe dijes.
Në këtë përvjetor të vdekjes së tij, ndihemi sa krenarë aq edhe të pikëlluar, që ai nuk është me ne.
Gjithmonë në kujtesën tonë, Arbën Xhaferi!/arbresh.info
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen