Hajnat vjedhin para nga kisha në Zubin Potok

09:53 | 5 Tetor 2021
A Z

Policia e Kosovës ka njoftuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda objektit të kishës në fshatin Jagnjenicë të Zubin Potokut.

Sipas njoftimit, hajnat kanë vjedhur një shumë të parave.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Fsh. Jagnjenicë, Zubin Potok 03-04.10.2021 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar brenda objektit të kishës dhe nga aty i kanë vjedhur një shumë parash. Rasti vazhdon të hetohet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme