Mbrëmjen e së dielës një 7-vjeçare nga fshati Kllodernicë e Skenderajt është goditur për vdekje nga një veturë.
Policia njofton se pas një kohe, i dyshuari është vetëparaqitur në stacion policor, ku me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.Trupi i pa jetë i viktimës u është dërguar familjarëve.
“Raportohet se i dyshuar mashkull kosovar derisa ka drejtuar veturën, ka goditur këmbësoren-viktimën femër kosovare e mitur dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ishte dërguar në Emergjencën e Skenderajt ku mjeku kujdestar ka konstatuar se e njëjta është pa shenja jete. Pas një kohe i dyshuari është vetë paraqitur në stacion policor, ku me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja
Haxhiu pret nesër në takim Begajn dhe nënkryetarin e Kuvendi...
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...
Arrestohet në Kosovë një person me urdhërarrest ndërkombëtar...
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...