Kryeprokurori i Speciales, Jack Smith, ka vizituar për herë të parë të martën Kosovën, ku është takuar me ministrin e Drejtësisë Abelard Tahirin, me zyrtarë të tjerë të kësaj ministrie, si dhe me përfaqësues ndërkombëtarë raporton “Zeri.info”.
Lidhur me këtë njohësi i çështjeve të drejtësisë, Anton Nrecaj për “Zërin” ka thënë që kryeprokurori Jack Smith, ka ngecur në punën e tij raporton “Zeri.info”.
“Nëse e shofim nga perspektiva e sundimit të ligjit kryeprokurori Smith ka ngecur në ngritjen e aktakuzave për krime lufte dhe deri më tani nuk e ka ushtruar mandatin e dhënë. Vizita e tij në Kosovë dhe takimi me ministrin e Drejtësisë len të kuptohet se për mosfuksionalizim të Gjykatës Speciale dhe që ka qenë vet politika dhe sistemi gjyqësor i kapur nga politika”, ka thënë ai.
Ai shprehet skeptik mbi mundësinë që së shpejti të ngriten aktakuzat e para.
”Nga ana tjetër mes rreshtave prokurori Jack Smith kërkon nga ministri i drejtësisë që të mos ketë pengesa dhe ndërhyrje në fillimin e punës së gjykatës dhe aq më tepër të jenë të gatshëm të veprojnë dhe të zbatojnë ligjin kur të ngriten aktakuzat e para.Mbetet të shihet nëse nga janari apo shkurtit se a do të kemi aktakuzat e para të ngritura, në të cilën akoma jam skeptik se do të ndodh”, ka thënë tutje ai.
Një ditë pas vizitës së Smithit në Kosovë zyrtarë të Prokurorisë së Specializuar kanë konfirmuar për gazetën “Zëri” se shefi i tyre është i fokusuar në zbatimin e mandatit të tij në mënyrë të shpejtë, duke lënë të kuptohet se nuk do të vonojë as ngritja e aktakuzave të para nga ky institucion i drejtësisë./ZERI/
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave