Sociologia Dhurata Prokshi vlerëson se shoqëria shqiptare aktivizmin kolektiv e shpreh vetëm në platformat online dhe atë në mënyrën negative për tema e çështje të caktuara.
“Konteksti social, në të cilin ne si shoqëri ndodhemi dhe fakti se ambienti shoqëror është i kontaminuar, na bëjnë që të jemi një shoqëri, e cila pothuajse kohën e lirë nuk e ka fare në dispozicion dhe kushtet ekonomike bëjnë që ne të mos mund t’i ofrojmë vetës mundësi për të parë përtej vendit”.
Prokshi, në klankosova, vlerësoi se kosovarët si shoqëri janë shumë të preokupuar me të tjerët e edhe me persona që nuk i njohin fare.
“Fatkeqësia kolektive është që aktivizmin kolektiv e shprehim vetëm online dhe kjo na bënë që si shoqëri të dallojmë me shoqëri të tjera, pasi jemi të preokupuar me të tjerët e mbase edhe me persona që nuk i njohim fare”.
Prokshi, mes tjerash, tha se institucionet shtetërore dhe organizatat joqeveritare duhet të bëjnë një fushatë mbi atë që sa realisht na hyn në punë jeta private e dikujt tjetër dhe sa e rëndësishme është që të merremi me ta.
Avokati i Jakup Krasniqit në fjalën përfundimtare: Jemi të s...
Mbrojtja e Rexhep Selimit përfundon fjalën përfundimtare: Se...
Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata Speciale u krijua...
Komisioni për Administratë e Media pa amendamente në buxhet,...
Haxhiu sot takon kryetarët e komisioneve parlamentare
Mishetiq kërkon që Thaçi të shpallet i pafajshëm për të gjit...