Gjenden mbetje mortore në bazën e KFOR-it në “Arbëri”

19:40 | 29 Tetor 2021
A Z

Mbetje mortore janë gjetur sot në bazën e KFOR-it në Arbëri.

Lajmin e ka bërë të ditur për arbresh.info zëdhënësi i KFOR-it, Antonio Minutella.

Ai tha se mbetjet njerëzore janë gjetur gjatë punimeve të gërmimit për ndërtimin e një godine të re.

“Shtabi i KFOR-it. Gjatë punimeve të gërmimit për ndërtimin e një godine të re, me sa duket u gjetën mbetje njerëzore. Për momentin nuk dihen detaje të tjera. Hetimet janë duke vazhduar dhe janë duke u zhvilluar nga Policia Ushtarake e KFOR-it dhe PK-ja. Të gjitha provat i janë dorëzuar PK-së e cila është duke e zhvilluar hetimin e rastit”, tha Minutella./arbresh.info/

Të ngjashme