Serbia dhe institucionet paralele serbe në Kosovë vazhdojnë të bëjnë trysni te bashkësia ndërkombëtare që të ndikojnë te UNESCO-ja për të mos e pranuar anëtarësimin e Kosovës. Pos liderëve politikë të serbëve të Kosovës, si dhe atyre të Serbisë, pranimin e Kosovës në UNESCO e ka kundërshtuar edhe i ashtuquajturi Këshill Drejtues i Institutit Serb për Kulturë në Prishtinë, selia e të cilit është në Leposaviq, i cili ka kërkuar që në asnjë mënyrë të mos e pranojë Kosovën në UNESCO dhe në këtë mënyrë “të japë mundësi që trashëgimia e kulturës serbe të përvetësohet”.
Këshilli Drejtues i Institutit Serb të Kulturës në Prishtinë, selia e të cilit është në Leposaviq, i ka dërguar letër UNESCO-s në Paris dhe Qendrës Rajonale të UNESCO-s në Sofje me të cilën ka kërkuar që të mos pranojnë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ngase sipas tij, “është cenim i të drejtës ndërkombëtare, Kartës së OKB-së dhe i Rezolutës 1244 të OKB-së”.
“Instituti ynë merret me studimin e trashëgimisë kulturore të popullit serb në Kosovë. Hulumtuesit tanë kanë publikuar me qindra punime shkencore dhe me dhjetëra monografi të kulturës dhe të trashëgimisë në këto hapësira. E kundërshtojmë pranimin në UNESCO të shtetit të vetëshpallur të Kosovës, sepse ky akt paraqet cenim të të drejtës ndërkombëtare, Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 të OKB-së. Kjo nuk do t’i kontribuonte respektimit të pluralizmit kulturor, në të kundërtën do të ndikonte në satanizimin e popullit serb dhe kulturës së tij”, thuhet në letrën dërguar UNESCO-s në Paris e Sofje, një kopje e së cilës u është dërguar medieve serbe në veri të Mitrovicës, shkruan gazeta Zëri.
Sipas KD-së të Institutit Serb të Kulturës në Leposaviq, me pranimin e Kosovës në UNESCO do të krijohej hapësirë “kulturocidit” dhe shkatërrimit të monumenteve të kulturës serbe në Kosovës, si dhe do të anashkalohej deklarata universale e UNESCO-s, pasi që, sipas KD-së së Institutit Serb të Kulturës, “pranimi do të dërgonte deri tek përvetësimi i monumenteve shekullore serbe, në mënyrë që pastaj me shkatërrimin e tyre dhe moskujdesin të shlyhen gjurmët e ekzistimit të serbëve në këto hapësira”. /Zëri/
Të paktën 40 të vdekur pas shpërthimit të zjarrit në një res...
Basha për vdekjen e Dacit: La gjurmë të pashlyeshme në histo...
Çfarë dihet për sulmin e dyshuar ndaj rezidencës së Putin?
Sot varroset Endrit Lajqi, i riu që u gjet i vdekur në një v...
Ndërroi jetë Nexhat Daci
Policia gjen drogë tek pasagjeri i një autobusi në Merdarë