Mesditën e sotme ka ndodhur një vrasje në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, apo e njohur si ish-Dragodani.
Vrasja ka ndodhur në një hotel të kësaj lagje, teksa Policia konfirmoi për arbresh.info se një person ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë plagosur me thikë.
Për gjendjen e të plagosurve, drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka konfirmuar për arbresh.info se njëri prej tyre e ka gjendjen stabile, ndërsa njëri është në rrezik akoma pas plagosjes.
“Të dytë janë duke u trajtuar në QKUK, saktësisht në Klinikën e Kirurgjisë Torakale. Gjendja e njërit prej tyre është në rrezik për jetë, kurse tjetri është në gjendje stabile”, tha Syla për arbresh.info.
Ndërkaq, në medie gjithashtu është raportuar se i vrari dyshohet të jetë rreth moshës 60-vjecare.
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...