Ani pse dikur e humbën përkujdesjen prindërore, disa edhe u braktisën foshnje, ata u gëzohen festave. Siç dihet tradicionalisht, festa e Bajramit u sjellë gëzim fëmijëve, ku përpos urimeve me vete kanë edhe dhurata e vizita tek të afërmit e tyre. As fëmijët që dikur humbën familjen biologjike nuk janë jashtë këtij festimi. Krejt këto ua ofron ngrohtësia në familjet e Sos Fshatit.
Nënat që i rrisin ata përkujdesen që festat t’i kalojnë sikur çdo familje tjetër biologjike. Ato njihen si Sos Nana, që nuk kursejnë asgjë nga vetja për t’i bërë fëmijët, tashmë të tyre, të gëzohen në ditë festash.
Gjithçka fillon me veshjen më të re e më të bukur që e kanë, ashtu siç e do tradita, për të vazhduar pastaj me ëmbëlsira e dhurata.
Pasi që në Sos Fshatin në Prishtinë tash janë të sistemuara shtatë sos familje, të cilat kanë 34 fëmijë, kjo u ndihmon fëmijëve aty që edhe të bëjnë vizita tek njëra tjetra në ditën e Bajramit.
Fëmijët vishën bukur, hanë drekën tradicionale pasi të përfundojë falja e namazit, dhe pastaj bashkë me nanat e tyre, janë gati që të presin e të përcjellin mysafirë.
Mënyrën e shënimit të këtyre festave, për KosovaPress e tregoi udhëheqësja e kujdesit alternativ në Sos Fshat, Ariana Shala.

Shala tregon se në disa raste i dërgojnë fëmijët për festa edhe tek të afërmit e tyre biologjik, atëherë kur familjarët kërkojnë dhe fëmijët dëshirojnë.
Ajo thotë se në ditë festash vështirë se mund ta vërejnë nëse fëmijët janë të mërzitur apo ndjejnë mungesën e familjes biologjike. Krejt kjo për shkak të aktiviteteve që kanë.
Ajo tregon se punojnë shumë me fëmijët që ata të ndjehen mirë emocionalisht, por gjithashtu edhe të ruajnë marrëdhëniet e tyre me familjet biologjike.
Shala tregon se në ditë festash fëmijët nganjëherë vizitohen edhe nga shkolla dhe organizata të ndryshme.
Aktualisht nën përkujdesjen e Sos Fshatrave janë 75 fëmijë, të cilët kanë përkujdesje 24 orë nga programi i organizatës. Mosha e tyre është prej zero deri në 21 vjeç.
Janë fëmijë që qëndrojnë aty deri në pavarësimin e plotë të tyre.
Tani për tani janë shtatë sos familje, nga gjashtë sa ishin vitin e kaluar.
Sos Fshati është organizatë jo-qeveritare që ofron kujdes për fëmijë pa përkujdesje prindërore dhe fëmijë të braktisur.
Dëshmitë rënqethëse të tragjedisë në Zvicër/ I mbijetuari: J...
Përplasën për vdekje një 80-vjeçar me makinë dhe u larguan n...
Tragjedia me 47 viktima, reagon Ambasada zvicerane në Tiranë...
Video/ Tragjedia me 47 viktima në Crans-Montana, momenti kur...
Vuçiq: Pikat kyç të marrëveshjes për shitjen e NIS-it te MOL...
Kurti: Daci dha shembull se si duhet zhvilluar beteja politi...