Ferizaj, për një javë policia shqipton mbi 1 mijë gjoba konfiskon tetë patentë shofer

10:47 | 20 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Policia Rajonale e Ferizajt për gjatë një jave ka shqiptuar 1358 gjoba për kundërvajtje dhe ka hequr edhe 8 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate nga zyra për informim e Ferizajit.

“Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi,  nga data 13-19/03/2023 ka shqiptuar 1358 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 8 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre janë raportuar 18 aksidente, prej tyre:

– Aksidente me lëndime, 4

Janë lënduar 6 persona

– Aksidente me dëme materiale, 14

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion rrugor. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale