Qendra Burimore për Personat e Zhdukur, në shënimin e 27 Prillit, Ditës së të Pagjeturve, kanë vendosur kurora me lule te memoriali kushtuar personave të pagjetur.
Familjarët e të pagjeturve adresuan kritika ndaj institucioneve të Kosovës dhe ndërkombëtare, duke thënë se fati i të pagjeturve nuk po trajtohet me prioritet.
“Unë e di qe kjo çështje nuk do të kryhet shpejt por kemi plagë të pashërueshme që 23 vjet. Ne ju kemi drejtuar kësaj ndërtese (Qeverisë) dhe ndërkombëtarëve dhe ende po shkojnë punët ngadalë. Unë kam tri kërkesa dhe po na bëhen monoton që 23 vjet. Nuk janë pak, 1619 vet ende të pagjetur nuk janë pak kritikat e mëdha. Bashkësia ndërkombëtare i ka adresat që nuk po donë me na ndihmu”.
Qerkini, kërkoi që të bëhet presion ndërkombëtarë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
“Duhet politika të largohet dhe të gjithë i lusim të merren me këtë çështje më seriozisht që të gjinden të zhdukurit. Të bëhen presion ndërkombëtarë sepse ata duhet me na ndihmu. Kjo është e ka kap politika si Bruksel edhe Beograd dhe nuk po na lërë të shkojmë përpara. E vërteta është se kemi kërkesa të familjarëve se nuk po bëhet asgjë për zbardhjen e fatit të tyre. Brukseli e kanë vendosur të pagjeturit në pikë të parë por aty ka mbetur. Asnjë hap nuk është bërë prej asaj dite që kanë thënë se duhet të flitet për persona të pagjetur”, tha Qerkini.



Emigrimi i shqiptarëve drejt ShBA, ICE: Mos t’ju shkojë mend...
OSBE shpreh pikëllim për vdekjen e ish-kryeparlamentarit Nex...
Këta janë top 5 deputetët më të votuar të LVV
Caktohet masa e arrestit me burg për Rushan Selkon, 67 vjeça...
Dubrovnik: Një burrë humb jetën pasi valët e forta e tërheqi...
FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për b...