Edi Rama takohet me Vuçiqin

11:22 | 1 Qershor 2023
A Z

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq në Malodivi ka takuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Vuçiq shkruan se ne në rajon e dimë më së miri se sa e rëndësishme është të bëjmë çdo përpjekje së bashku për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi.

Tutje shkruan se diskutuan edhe për ngjarjet aktuale dhe hapat e mëtejshëm që do të kontribuonin në gjetjen e një zgjidhjeje.

“Ne në rajon e dimë më së miri se sa e rëndësishme është të bëjmë çdo përpjekje së bashku për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi. Diskutuam ngjarjet aktuale dhe hapat e mëtejshëm që do të kontribuonin në gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale të vështirë dhe serioze me shpresën se do të mbizotërojë arsyeja, në të mirë të të gjithëve”, ka shkruar në Insragram Vuçiq./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale