Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot pasdite në ceremoninë e organizuar nga Universiteti POLIS, me rastin e dhënies së çmimit special “Lidershipi Shqiptar 2014”, Kryetarit të Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli.
Behgjet Pacolli vlerësohet nga Co-PLAN për angazhimin në njohjet e Kosovës në botë, për sipërmarrjen e suksesshme në ndërtim e zhvillim, për angazhimin qytetar dhe politik, për misionet humanitare për zgjidhjen e krizave të pengjeve, dhe promovimin e bashkimit kombëtar përmes ekonomisë dhe integrimit europian e larg tendencave nacionaliste.
Kryeministri Rama vlerësoi figurën e tij si një politikan i spikatur, i cili suksesin e arritur në botën e biznesit e vuri në shërbim të ideve më të mira për një zhvillim ekonomik të suksesshëm për vendin e tij. “Ajo çka kam menduar dhe çka dua të them është, çfarë e shtyn këtë njeri që siç e tha edhe vetë është në kulmin e një suksesi të ëndërruar fort dhe për të cilin ka luftuar gjithë këtë pjesë të jetës si sipërmarrës, që ka ndërtuar një ndërmarrje globale e cila punon me 30 monedha të ndryshme dhe në të cilën fliten 40 gjuhë të ndryshme, që të kthehet andej nga u nis në fshatin e vet.
E të marrë përsipër t’i hyjë detit në këmbë duke u marrë me politikë, në një pjesë të trojeve shqiptare. E theksoj këtë për të thënë duke u marrë me politikë shqiptare besoj që përgjigjen në një farë mënyre mund të na e japë ajo çka Salvador Dali ju tha akademikëve të Francës kur i dhanë titullin e madh të anëtarit të akademisë me një pompozitet të jashtëzakonshëm, “as ky titull nuk ma shëron dot kuriozitetin për sa më duan në fshatin tim”, u shpreh kryeministri ndër të tjera, në përshëndetjen e tij.
Trump: Irani po kërkon liri, SHBA është gati të ndihmojë
Drenica përforcohet me mesfushorin spanjoll Ian Soler
Sonte do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave
Raportohet se ushtria amerikane ka sulmuar objektivat e Shte...
Vërshimet, AME me detaje për gjendjen në nivel vendi: E mena...
Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, Rama: Kemi realizuar mbi 3...