Në të ardhmen e afërt, Britania e Madhe nuk do të jetë më pjesë e Bashkimit Evropian, por kjo nuk do të thotë se ky vend do të largohet nga EUROFOR-i dhe KFOR-i. Këtë e ka thënë diplomati britanik, Andrew Page, i cili është koordinator i Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Në të ardhmen e afërt, Britania e Madhe nuk do të jetë më pjesë e Bashkimit Evropian, por kjo nuk do të thotë se ky vend do të largohet nga EUROFOR-i dhe KFOR-i.
Këtë e ka thënë diplomati britanik, Andrew Page, i cili është koordinator i Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor.
“Po, britanikët votuan për t’u larguar nga BE-ja dhe kjo do të ndodhë në mars të 2019-ës por ne do të vazhdojmë të jemi pjesë e NATO-s. Në rastin e Ballkanit Perëndimor, jemi të përkushtuar në përmbushjen e të gjitha detyrimeve tona si pjesë e EUROFOR-it dhe KFOR-it”, ka thënë Page, shkruan ballkaneu, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, Page tha se Londra vazhdon të jetë e interesuar për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për mosmarrëveshjet në Ballkanin Perëndimor por si një “lojtar i jashtëm”.
Ndërkohë, numri i trupave britanike si pjesë e KFOR-it është e rëndësishme. Vitin e kaluar, Britania ka dërguar 30 ushtarë tjerë për të ndihmuar KFOR-in në kryerjen e aktiviteteve të ndryshme në Kosovë.
Trupat e KFOR-it janë forcat e armatosura ndërkombëtare të formuara nga bashkësia ndërkombëtare pas luftës së Kosovës në mënyrë që të garantojnë sigurinë në vend.
Nuk shkëlqen vetëm në fushë, por edhe jashtë saj: Pedri ndër...
Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve myslimanë me mesazh u...
Edi Rama e nis ditën me një foto simbolike me flamurin e Shq...
Orteku në Kaliforni, 10 skiatorë të zhdukur dhe gjashtë të t...
Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë
Zelensky: Ukraina është gati për paqe, por jo Rusia