Edhe në Mitrovicë protestohet kundër arrestimit të Haradinajt

13:15 | 11 Janar 2017
M. A.

Krahas qyteteve tjera edhe në Mitrovicë është mbajtur protesta në kërkim të lirimit të ish kryeministrit Ramush Haradinaj.

Qindra qytetar me pankarta në duar dhe me moton ‘Kosova është Haradinaj’, janë mbledhur në qendër të qytetit nga ku po i bëjnë thirrje Francës që ta lirojë menjëherë kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Protesta në kërkim të Haradinajt ka pasur sot edhe në qendra tjera të Kosovës. Këto protesta po mbështeten edhe nga partitë tjera opozitare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme