E rëndë: i riu nga Deçani ndërron jetë së bashke me vajzën 6 muajshe në aksident trafiku

19:43 | 29 Nëntor 2020
A Z

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani. Pas një aksidenti trafiku ka ndërruar Elvis Muçaj nga Lluka e Epërme në Decan së bashku me foshnjën e tij 6 muajshe.

Rastin e ka konfirmuar vetë kryetari i komunës së Decanit, Bashkim Ramosaj.

“Tronditës lajmi i ndarjes nga jeta e të riut nga Lluka e Epërme, Elvis (Agim) Muçaj dhe vajzës së tij Luana 6 muajshe, në aksidentin që ndodhi mbrëmë në Gjermani.”, ka shkruar ai.

“Ngushëllime më të sinqerta familjes Muçaj, bashkëfashtarëve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit!”, shton Ramosaj.

Tronditës lajmi i ndarjes nga jeta e të riut nga Lluka e Epërme, Elvis (Agim) Muçaj dhe vajzës së tij Luana 6…

Posted by Bashkim Ramosaj on Sunday, November 29, 2020

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme