Dy persona goditen nga një veturë në Prishtinë, dërgohen në QKUK

14:15 | 16 Janar 2021
A Z

Dy persona janë goditur sot nga një veturë në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë sëKosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Ai tha se si pasojë e këtij aksidenti, është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent, të cilët kanë transportuar për në QKUK dy të lënduarit.

“Në ora 13:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Në aksident është përfshirë një veturë dhe dy këmbësor/e. Është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent, të cilët kanë transportuar për në QKUK dy të lënduarit. Policia është duke bërë matjet dhe shikimin e vendit të ngjarjes”, tha ai.

Të ngjashme