Banorët e fshatit Zllakuqan të Komunës së Klinës pothuajse dy javë kanë po përballen me mungesë të energjisë elektrike.
Të pakënaqur me reduktimet, ata sot kanë organizuar një protestë në shenjë revolte në magjistralen Klinë-Istog, duke bllokuar rrugën.
Një lexues i Indeksonline nga ky fshat i cili ka dërguar foto nga protesta, ka thënë se dy javët e fundit, pothuajse çdo ditë ndërpritet energjia elektrike dhe nuk vije nga nëntë orë.
Sipas tij, kjo gjë i ka bërë të dalin në rrugë për të kërkuar përmirësim të furnizimin me energji.
Tutje, protestuesit kanë paralajmëruar se nëse KEDS nuk ndërmerr asgjë në këtë drejti, do të merren masa tjera të revoltimit.
Për të liruar rrugën ka intervenuar Policia e Kosovës, e cila ka përcjell edhe mbarëvajtjen e protestës. /Indeksonline/


Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen