Drenas/ Një femër ngacmohet seksualisht nga taksisti

09:25 | 7 Janar 2022
A Z

Një femër ka raportuar në polici se është ngacmuar seksualisht nga një shofer taksie, derisa ishte duke udhëtuar në veturën e tij, e ka ngacmuar seksualisht.

Sipas policisë, viktima, deklaron se nuk e din saktë lokacionin se ku ka ndodhur dhe nuk e njeh të dyshuarin, po ashtu tek e njëjta vërehet se ka pengesa të zhvillimit mendor.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Gllogoc, 02.01.2022 – 13:00. Ankuesja femër kosovare me 04.01.2022, ka raportuar se, me datën e cekur një person i dyshuar – shofer taksie, derisa ishte duke udhëtuar në veturën e tij, e ka ngacmuar seksualisht. Viktima, deklaron se nuk e din saktë lokacionin se ku ka ndodhur dhe nuk e njeh të dyshuarin, po ashtu tek e njëjta vërehet se ka pengesa të zhvillimit mendor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme