Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, po e sheh si mjaft inkurajuese letrën e përbashkët të Gjermanisë dhe Francës sa i përket çështjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Bushati ka thënë se për arritjen e një marrëveshje finale Prishtinë-Beograd është thelbësore që të ketë bashkëpunim transatlantik.
“Sinjale inkurajuese nga Heiko Mass dhe Jean Yves Le Drian në lidhje me rolin e BE-së në dialogun Mes Kosovës dhe Serbisë. Bashkëpunimi transatlantik është thelbësor për të arritur një zgjidhje përfundimtare, për të parandaluar liderët që shfrytëzojnë ndarjet transatlantike dhe imponimin e zgjidhje etnocentrike”, ka shkruar Bushati.
Dy kryediplomatët e Francës dhe Gjermanisë sot përmes një letre të përbashkët kanë dhënë mesazh për rinisjen e dialogut Prishtinë-Beograd.
Ata kanë thënë se janë për një dialog të përgatitur mirë me parime dhe se kundërshtojnë një marrëveshje të shpejtë.

Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave