Në vitin 2022, Shërbimi i Veprimit ndaj Minave të Kombeve të Bashkuara shënon Ditën nën temën “Toka e sigurt, hapa të sigurt, shtëpi e sigurt”.
Fokusi i kremtimit është në arritjet mbresëlënëse të komunitetit global të veprimit ndaj minave, duke filluar me punën e Fushatës Ndërkombëtare për Ndalimin e Minave Tokësore (ICBL) , e themeluar në vitin 1992.
OKB-ja vlerëson se deri në 20 mijë njerëz humbin jetën, ose gjymtohen çdo vit nga minat tokësore dhe thotë se të paktën një e pesta e viktimave janë fëmijë.
Kosova do të shënojë këtë ditë me një aktivitet në Parkun e Lirisë në Ferizaj, ku do të jenë të pranishëm ministri i Mbrojtës Armend Mehaj, përfaqësues nga komanda e FSK-së, përfaqësues të organizatave tjera të deminimit në Kosovë si dhe një ekip i EOD-së nga KFOR-i.
Më 8 dhjetor 2005, Asambleja e Përgjithshme deklaroi se 4 prilli i çdo viti do të respektohet si Dita Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin e Minave dhe Ndihmën në Veprimin ndaj Minave. Sipas OKB-së, vendet më të prekura nga minat janë Angola, Kamboxhia, Afganistani dhe Bosnjë-Hercegovina./arbresh.info/
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër