Deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë dhënë dritën e gjelbër votimit për rishikimin e buxhetit për vitin 2020.
Pas votimit, Hekuran Murati, në emër të grupit ta tij parlamentar Vetëvendosje, para deputetëve ka paraqitur vërejtjet e subjektit të tij politik për rishikimin e projektbuxhetit për vitin 2020, duke thënë se me këtë buxhet nuk mund të flitet për rimëkëmbej ekonomike.
Sipas Muratit, nga ky ka paraqitur projektligjin për rishikimin e buxhetit për vitin 2020 nuk parashihet Pakoja për Rimëkëmbje ekonomike, duke shtuar tutje se përkundër vërejtjet që janë bërë, Ministria E Financave 300 milionë eurot nuk i ka ndarë nëpër ministri të caktuara, por I ka grumbulluar vetëm në këtë ministri, e rrjedhimisht nuk dihet se ku do të përfundojnë ato para.
Murati ka thënë se përkundër proklamimit për pagesën për qytetarë në vlerë prej 170 eurove, në këtë program nuk planifikohen të bëhen këto pagesa.
“Përkundër proklamimit për 170 euro për qytetarë, në këtë program nuk planifikohen të bëhen këto pagesa.
Përveç vazhdimit të disa punëve të mira, si puna e Kartonit të Gjelbër që të hiqet, dhe Pakoja fiskale emergjente, nuk kemi parë që ka diçka të tillë në këtë projektligj”, tha Murati
Venezuelianët falënderojnë Trumpin, thotë liderja e opozitës...
Zjarr në një shtëpi në Prizren, lëndohen dy persona
Numërohen 28% e votave me kusht, kjo është renditja e partiv...
Moti nesër i vranët dhe me riga shiu
Endrick flet hapur pas largimit nga Real Madridi
Gjykimet në mungesë rrisin numrin e rasteve për krime lufte,...