Delawie: Prioritet mbetet forcimi i sundimit të ligjit në Kosovë

14:34 | 21 Shtator 2015
M. A.

Infrastruktura dhe kushtet e mira për prokurorët në Prokurorinë Themelore në Gjilan do të ndihmojnë në hetimet dhe ndjekjen e kryerësve të veprave penale.

Kështu u tha në në inaugurimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, ku përfaqësuesit e drejtësisë theksuan se ky objekt është edhe hap për të luftuar dukuritë negative, krimin e organizuar dhe luftën kundër korrupsionit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të përkrahin shtetin e Kosovës për të ndërtuar një sistem ligjor, ku përmes kësaj mund të ofrohet drejtësi e drejtë. Ambasadori amerikan Greg Delawie tha se ndër prioritet e tij është forcimi i sundimit të ligjit në Kosovë.

“Shtetet e bashkuara përkrahin nismat që forcojnë kapacitetet e Kosovës për të ndërtuar sisteme ligjore për të ofruar drejtësi të drejtë, paanshme dhe përgjegjëse…Siç edhe ju e dini tanimë, bashkëpunimi me Kosovën për të forcuar sundimin e ligjit është një nga top prioritetet e mia si am basador i ShBA-ve në Kosovë. Duke punuar së bashku, ne mund të sigurojnë se Kosova është ligjore dhe sundimi i ligjit është në vend që arrin standardet më të larta ndërkombëtare”, tha Delawie.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi tha se ky objekt është lajm i mirë për Anamoravën dhe për gjithë njerëzit e drejtësisë. Ai shtoi se tani është koha që Kosova të ketë një drejtësi funksionale.

“Është koha që të kemi një drejtësi më funksionale dhe ta fitojmë besimin e plotë të qytetarëve në drejtësinë tonë. Dukuritë negative në vendin tonë, si krimi dhe korrupsioni, shkelja e të drejtave të njeriut duhet të kenë një adresë të kryesve por edhe të ndëshkimit. Në qoftë se pajtohemi që drejtësia është fakt dhe jo perceptim siç mund të jetë kohë pas kohe, politika atëherë gjithë ne në drejtësi do të punojmë në bazë të fakteve”, tha Kuçi.

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, tha se objekti i Prokurorisë është një mundësi e mirë për prokurorët dhe stafin që të tregojnë efikasitet në luftën kundër dukurive negative në shoqëri. Ai thekson se prokurorët duhet të kenë guxim dhe profesionalizëm.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumnezi tha që ngritja e objektit të Prokurorisë në Gjilan dhe kushtet e mira në këtë Prokurori do të ndihmoj që fuqishëm të përmbushen detyrat e prokurorëve për të luftuar dukurit negative, me të cilat përballet shteti i Kosovës.

“Sot sistemi prokuroria ka fituar edhe një objekt të ri, në të cilën prokurorët do të ushtrojnë veprimtarinë e vetë të përditshme me hetime dhe ndjekjen e kryerësve të veprave penale. Me ngritjen e këtij objekti janë krijuar kushtet më të mira që Prokuroria The melore në Gjilan të filloj të përmbush më fuqishëm detyrat e veta në luftimin dukurive negative me të cilat përballet shteti jonë me fushatën e sundimit të ligjit si korrupsioni terrorizmi, krimi i organizuar dukuri këto që janë duke rrezikuar sigurinë paqen dhe drejtësinë në vendin tonë dhe më gjerë”, tha Lumnezi.

Shpërndaje në rrjete sociale