Deda: Qeveria të mbledhë mend nga arrestimi i Haradinajt ose të largohet

20:46 | 4 Janar 2017
M. A.
Arrestimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj ka ngjallur shumë reagime nga deputetët dhe politikanët në vend.
Deputeti i pavarur, Ilir Deda përmes Facebook-ut ka thënë se arrestimi i Haradinajt është i papranueshëm, shkruan arbresh.info
“Arrestimi i Ramush Haradinajt me urdhërarrest të Serbisë është absolutisht i papranueshëm. Nuk mund të ketë lista për arrest në një anë dhe “dialog për normalizim” në anën tjetër”, ka thënë Deda.

“E Qeveria e Kosovës të mbledhë mend – ose t’i shërbejë qytetarëve dhe shtetit tonë, ose të largohet”, ka thënë në fund Deda./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme