Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe se sipas tij kryeministri Albin Kurti duhet të ndalet nga siç i quajti Daçiq “mentorët e tij”.
Ai theksoi se nëse kërkesa e BE-së për anëtarësimin e Serbisë është heqja dorë nga siç thekson ai “një pjesë e territorit, është e qartë se cili do të jetë vendimi i Serbisë”.
“Nuk do të ketë njohje të Kosovës nga Serbia. Nuk ka asnjë politikan evropian që nuk e ka dëgjuar këtë njëqind herë edhe nga Vuçiqi edhe nga unë, dhe do t’ua përsërisim sa herë të jetë e nevojshme. Le të shpjegojnë se si janë duke kërkuar nga Serbia, si kandidate për anëtarësim, dhe ata kanë pesë anëtarë të BE-së që gjithashtu nuk e njohin Kosovën, çfarë do të ndodhë me ta nëse dëbohen nga BE-ja, nëse në momentin e hyrjes në BE kërkojnë nga Serbia të japë në një pjesë të territorit të saj, atëherë është e qartë se cili do të jetë vendimi ynë”, theksoi ai për Veçernje Novosti.
Zëvendësministri i MPJD-së merr pjesë në pritjen e Konsullat...
Rreth 70% e familjeve në Prishtinë të pakënaqura me ngrohjen
Kurti: AKI po avancon kapacitetet dhe po forcon sigurinë kom...
Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mj...
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...