Mbahet ceremonia e dorëzimit të reagentëve në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QKUK, në kuadër të projektit “Mbështetje për sistemin shëndetësor në Kosovë”, financuar me mbi tre milionë euro nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor (AICS). Marrin pjesë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ambasadorit të Italisë në Kosovë, Nicola Orlando. (QKUK, Prishtinë)
10:00
11:00
Komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës shqyrton Draft-Planin e Veprimit dhe Draft-Planim e Buxhetit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
11:00
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, do të paraqitet në konferencën e parë për media në prag të ndeshjes me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale të “play-off”-it për kualifikim në Kampionatin Evropian. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
13:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Planin e Punës së Komisionit për periudhën tetor-dhjetor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
14:00
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e rregullt. Pas mbledhjes, kryeparlamentarja Vjosa Osmani mban konferencë shtypi. (Ndërtesa e Kuvendit)
17:00
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë, Blendi Klosi, merr pjesë në ceremoninë “Faleminderit Kosovë”, ku do të falënderojë Kosovën dhe qytetarët e saj për bashkëpunimin në fushën e turizmit midis Shqipërisë dhe Kosovës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
17:30
Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Arkitektëve, organizon një pritje për arkitektët. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, Prizren)
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja
Haxhiu pret nesër në takim Begajn dhe nënkryetarin e Kuvendi...
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...
Arrestohet në Kosovë një person me urdhërarrest ndërkombëtar...
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...