Kryeministri i Bullgarisë, Byoko Borissov tha se liberalizimi i vizave varet nga marrëveshjet e Kosovës me Serbinë.
Borissov tha se Kosova ka punuar mjaftë shumë për të arritur këtë por ai theksoi se nënshkrimi i marrëveshjeve Kosovë-Serbi është shumë i rëndësishëm për këtë pikë.
“Varet nga marrëveshja që do të keni me Serbinë. Unë jam pro. Duhet ta bindni Evropën që këtu në rajonin tonë nuk ka rrezik dhe kemi ndryshuar. Një pjesë e madhe e shteteve të Ballkanit mund të lëvizin lirshëm. Nëse nuk do të nënshkruani marrëveshje me Serbinë, as Kosova e as Beogradi nuk do të shkojnë në BE”, ka deklaruar Borissov.
Sipas tij, BE nuk dëshiron që problemet të vazhdojne edhe në BE./Arbresh.info
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...
Londrimi i bën ftesë Gjestit të futet në shtëpi
Shpërthimi i fishekzjarrëve në një dyqan në Kinë, 8 viktima
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...