Reshjet e dendura të borës të cilat po bien në vendin tonë kanë bërë që aksi rrugor nga Kaçaniku në drejtim të Hanit të Elezit të bllokohet për qarkullim.
Sipas majorit të policisë, Basri Shabani, rruga është e bllokuar nga disa kamion të cilët nuk po mund të lëvizin nga reshjet e borës.
“Mund të konfirmoj se rruga nga Kaçaniku në drejtim të Hanit te Elezit, e ashtu quajtura rruga në mes të dy tunele është e bllokuar momentalisht nga disa kamionë të cilët nuk kanë mundur të lëvizin. Kompania përgjegjëse është duke përpjekje me gjitha makineritë e saj që ta zhbllokoj rrugën. Shkaktarë kryesore është bora”, ka deklaruar majori Basri Shabani, raporton “zeri.info”.
Sipas Shabanit, aktualisht asnjë kamion nga Ferizaj në drejtim të Hanit të Elezit sdhe anasjelltas nuk po lejohet të qarkulloj.
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave