Dymbëdhjetë kadetë të rinj të gjeneratës së 11-të të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së, u betuan sot solemnisht, ku me përfundimin e këtyre studimeve do të shërbejnë në mënyrë dinjitoze në të mirë të vendit.
Kjo detyrë u shënua në 10 vjetorin e themelimit të Qendrës së Studimeve Universitare të FSK-së. Me këtë rast u bë edhe përurimi i objektit të ri të kësaj qendre.
Risi për këtë vit është se për herë të parë po marrin pjesë edhe dy kadetë nga Shqipëria, të cilët pas përfundimit të studimeve do të shërbejnë për Forcat e Sigurisë së Shqipërisë.Me këtë rast, komandanti i FSK-së, Ramadan Rama u uroi këtyre kadetëve të rinj karrierë sa më të mirë në shërbim të vendit.
Kurti: Do ta risjellim ligjin me çmime tavan, do ta frenojmë...
Osmani përgëzon Ramën për progresin e Shqipërisë në rrugën d...
Edi Rama nis vizitën në Prishtinë, pritet nga Osmani
Italia merr pjesë në Bordin e Paqes, Meloni përballet me kri...
Kurti: Buxheti i 2026 përfshinë rritjen e pensioneve e shtes...
Maqedonci reagon ndaj deklaratave të gjeneralit serb: FSK nu...