Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli u ka shprehur ngushëllim familjarëve të viktimave që humben jetën si pasojë e shpërthimit masiv në Liban.
“Shumë të dhimbshme pamjet që vijnë nga Libani”, shkruan Pacolli duke thënë se sa lehtë është të kërcënohet jeta e qytetarëve.
“Cilatdo qofshin arsyet e asaj tragjedie, gabim njerëzor- si besohet- apo veprim i qëllimshëm, ne kuptojmë se sa lehtë mund të kërcënohet jeta e qytetarit, popullit a shtetit të vogël apo të madh qoftë. Ngushëllime për familjet e viktimave dhe shpresë për rimëkëmbjen e shpejtë nga pasojat për popullin e talentuar libanez, në një pjesë shumë delikate të botës!”, shkruan Pacolli në Facebook./arbresh.info/
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave
Saka do të bëhet lojtari më i paguar në histori të Arsenalit...
Kryediplomati Konjufca arrin në Hagë
Erdogan uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë