Protestojnë banorët e Lubozhdës së Istogut, kundërshtojnë kthimin e serbëve

15:18 | 1 Prill 2017
M. A.

Qindra banorë të fshatit Lubozhdë të Istogut, ditën e shtunë protestuan duke kundërshtuar kthimin e 11 familjeve serbe, në shtëpitë e tyre në Kosove.

Protestuesit kanë deklaruar që kundërshtojnë kthimin e serbëve që kanë bërë krime gjatë luftës në Kosovë, përderisa jo edhe të serbëve të tjerë.

Nga afër protestën janë duke e përcjellë edhe policia e Kosovës, përderisa shtëpitë e serbeve janë duke u ruajtur nga KFOR-i.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme