Organizata jo qeveritare AVONET nëpërmes një komunikate për media thotë se rrugët në komunën e Ferizajt janë në një gjendje të keqe e po ashtu trotuaret jo funksionale nga bora.
“Bora e janarit e cila mbuloi sot qytetin e Ferizajt, siç duket ka zënë në befasi Komunën e Ferizajt. Rrugët e Ferizajt janë të mbushura me borë, po ashtu edhe trotuaret janë të pa pastruara dhe kështu janë bërë të pa qarkullueshme për këmbësorët dhe njëherit po rrezikon edhe jetën e qytetarëve”, thuhet në komunikatën e AVONET.
Siq shkruan AVONET pavarësisht që autoritetet komunale kanë kontraktuar tre kompani për heqjen e borës siç i kanë zënë të papërgatitura për një situatë të tillë edhe pse sinoptikët e motit kanë paralajmëruar një mot të tillë.
AVONET bën apel komunës së Ferizajt që të ndërmarr hapa të shpejtë për të pastruar së paku rrugët kryesore dhe trotuaret.
“Një gjendje e rëndë e rrugëve është edhe tek fshatrat e komunës së Ferizajt”, thuhet në komunikatë të AVONET-it.
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave