Avdi Hoti është zgjedhur kryetar i ri i Sindikatës së Policisë së Kosovës, ndërsa Edita Azemi është zgjedhur nënkryetare, në Kuvendin e V-të Zgjedhor të mbajtur sot në sallën e konferencave të Stacionit Policor “Qendra” në Prishtinë.
Sipas njoftimit, zgjedhjet u zhvilluan në një proces të rregullt, transparent dhe demokratik, ku delegatët e pranishëm votuan për strukturat e reja drejtuese të këtij mekanizmi sindikal të rëndësishëm.
Kryetari i sapozgjedhur, Avdi Hoti, falënderoi delegatët për besimin dhe theksoi rëndësinë e këtij forumi si një dëshmi e demokracisë së brendshme sindikale dhe përkushtimit për avancimin e të drejtave dhe mirëqenies së punonjësve të Policisë së Kosovës.
“Ky Kuvend është dëshmi e demokracisë së brendshme sindikale dhe e përkushtimit tonë për të avancuar të drejtat dhe mirëqenien e punonjësve të Policisë së Kosovës. Përmes këtij forumi ne jo vetëm që reflektojmë mbi arritjet dhe sfidat, por gjithashtu nderojmë rrugën për të ardhmen – një të ardhme të sigurt, më të drejtë dhe më të denjë për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Jemi të vetëdijshëm për sfidat me të cilat përballet policia jonë, qoftë në aspektin e punës, ashtu edhe në atë social-ekonomik, por jemi po aq të vendosur që përmes organizimit dhe zërit sindikal t’i realizojmë të gjitha kërkesat e punonjësve të Policisë së Kosovës”, tha ai./Arbresh.info


Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...