Është e vërtetë që zotëri Ali Ahmeti do të mbështesë fondin për të ndihmuar dhe mbrojtur Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin në Hagë.
Kështu tha në një përgjigje para mediave, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, raporton portali arbresh.info
“Për takimet e zotërit Ahmeti nuk do isha në dijeni. Ahmeti është iniciator për të mbrojtur ata që janë në Hagë. Ai është iniciator dhe e mbështet këtë fond. Këta burra që tashmë janë në Hagë ishin të gatshëm ta sakrifikojnë jetën për lirinë e Kosovës dhe ne duhet të sakrifikojmë pak për ta”, u shpreh Grubi.
Grubi dha detaje edhe për punën e tij si përkthyes në Tribunalin e Hagës.
Para mediave kosovare, ai tha se ka punuar si përkthyes në zyrën e prokurores Carla Del Ponte.
“Unë kam punuar në Tribunalin e Hagës kryesisht për lëndët e konfliktit në Maqedoni dhe Kosovë. Kam punuar si përkthyes në zyrën e prokurores Carla Del Ponte”./arbresh.info/
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...